lajm i fundit kushtetuesja rrezon presidencen 6904846b63931

LAJM I FUNDIT/ Kushtetuesja ‘rrëzon’ Presidencën

October 31, 2025
1 minut lexim

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.

Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.

“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni mos kompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po  paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë  për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës. Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim.

“I qëndrojmë parashtrimit që kemi, mendojmë se Gjykata Kushtetuese është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e Presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, deklaroi pala mbrojtëse e Erion Veliajt. 

Por kërkesa u rrezua.

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.

Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë:  Erald Jonuza, Vangjel Duni, Irma Qosja.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir rusmali.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xhelal svecla njofton gjykaten me email per mungesen ne seancen e gazit lotsjelles 690483c09fb4f
Lajmi i mëparshëm

Xhelal Sveçla njofton gjykatën me email për mungesën në seancën e “Gazit lotsjellës”

avantazhet dhe rreziqet e lojrave te fatit online cfare duhet te dini 6904848fa3c92
Lajmi i radhës

Avantazhet dhe rreziqet e lojrave të fatit online: Çfarë duhet të dini

Të fundit nga

ShkoLartë