lagjja arberia serish pa uje defektet vazhdojne pavaresisht njoftimeve 689282155a31c

Lagjja Arbëria sërish pa ujë, defektet vazhdojnë pavarësisht njoftimeve

August 6, 2025
1 minut lexim

Lagjja Arbëria në Prishtinë po përballet me probleme të vazhdueshme në furnizimin me ujë të pijshëm tash e disa javë.

Muajin e kaluar, banorët e kësaj lagjeje kanë pasur mungesë të ujit për katër ditë rresht, ndërsa vetëm pak ditë pas rikthimit të furnizimit, reduktimet kanë nisur sërish.

Që nga dita e djeshme, Arbëria sërish është pa ujë të pijshëm, ndonëse është thënë se defektet teknike janë sanuar.

“Ujin me thanë që ka kohë që e kanë leshu, por për shkak të tri defekteve të mëdha që kanë qenë, në disa pika ka mbërri tashmë uji, por ende te disa, jo derisa të mbushet rrjeti”, ka thënë zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë të pijshëm në këtë pjesë të kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngrenia neper restorante dhe kafene ne maqedoni po behet luks cmimet e ushqimit dhe pijeve kete vit jane rritur per 5 6892819d2b40b
Lajmi i mëparshëm

Ngrënia nëpër restorante dhe kafene në Maqedoni po bëhet luks, çmimet e ushqimit dhe pijeve këtë vit janë rritur për 5%

si mund te ndryshoje gjithcka nje puthje 10 sekondeshe 6892834129592
Lajmi i radhës

Si mund të ndryshojë gjithçka një puthje 10-sekondëshe?

Të fundit nga

ShkoLartë