laert vasili kritikon serish gjestin me tre klase shkolle futet ne nje format televiziv dhe shpallet fitues 6873dc38cdde1

Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

July 13, 2025
1 minut lexim

Aktori i njohur, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

Sipas Vasilit, një person që nuk ka përfunduar as arsimin bazë, siç ai e përshkruan Gjestin, nuk mund të përfaqësojë vlera apo një ‘koncept filozofik’ në një format televiziv me ndikim kaq të madh.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh tutje.

Ky nuk është rasti i parë që finalisti i BBVA 4 bën deklarata të forta për fenomenet mediatike dhe shoqërore në vend, duke u shquar për qëndrimet e tij kritike dhe shpeshherë të drejtpërdrejta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale kasami shpalos disa nga kandidatet e vlen 6873d789a815d
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale, Kasami shpalos disa nga kandidatët e VLEN

Lajmi i radhës

Ekskluzive: Kasami zbulon kandidatin e VLEN-it për Zhelinën

Të fundit nga

ShkoLartë