labinoti per londrimin feja ime e ndalon nuk i lejoj femijet e mi te vishen si femra 692f2d523b6f3

Labinoti për Londrimin: Feja ime e ndalon, nuk i lejoj fëmijët e mi të vishen si femra

December 2, 2025
1 minut lexim

Në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së hënës solli një tjetër debat të nxehtë mes banorëve. Gjithçka nisi pasi Londrimi, një prej konkurrentëve më të komentuar, tregoi se herë pas here vesh edhe fundin e mamit – një deklaratë që u prit me reagime të ndryshme brenda shtëpisë.

Labinoti, i cili ndodhej në grupin e bisedës, e vuri menjëherë në dyshim seksualitetin e Londrimit pas kësaj deklarate, duke ngjallur debat për qëndrimet e tija konservatore. Megjithatë, Londrimi reagoi shpejt dhe qartë, duke theksuar se për të, veshja ka të bëjë vetëm me komfortin personal.

“Vesh çkado që më bën të ndihem rehat. Po të presim me u aktivizu. Se po të presim, po thu prej nesër kena me të pa, po e po e sheh, nuk ka sen”, u shpreh ai, duke hedhur poshtë çdo aluzion rreth jetës së tij private.

Diskutimi u zhvendos më pas te Nailiri, me të cilin Labinoti vazhdoi të arsyetonte se preferencat e tij personale dhe bindjet fetare nuk e lejojnë që në familjen e tij fëmijët të vishen si femra.

“Unë me i pa fëmijët me u vesh si femra, feja ime nuk më lejon. E respektoj, por unë nuk e praktikoj. Në familjen time nuk guxon me ndodh”, tha ai, duke e bërë të qartë kufirin e tij personal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ka nisur alokimi i 25 milione eurove per kryeqytetin pagesat po procesohen 692f2c2fa7586
Lajmi i mëparshëm

Rama: Ka nisur alokimi i 25 milionë eurove për Kryeqytetin, pagesat po procesohen

WhatsApp Image 2025 12 02 at 15.23.45
Lajmi i radhës

Zëvendësdrejtori i Doganave, Dauti: Skaner i ri i sofistikuar në zyrën doganore në postë – një hap i madh para në luftën kundër kontrabandës së armëve dhe drogave në dërgesat postare

Të fundit nga

ShkoLartë