labi jeta eshte politike do te jem serish pjese e saj 687cde982f7bf

Labi: Jeta është politikë, do të jem sërish pjesë e saj

July 20, 2025
1 minut lexim

Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sol Summer” në Klan Kosova.

Ai, gjatë intervistës tha se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga muzika.

Megjithëse, artisti foli edhe rreth politikës, dhe sa ishte pjesë e saj.

“Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor të të gjithëve,e jo veç për vete. Jeta nuk është interesant me pasë veç unë mirë, duhet me pasë edhe ju mirë. Mendoj që vendi ka nevojë për njerëz përgjegjës, njerëz që mendojnë për të tjerët si për familjen e vetë, unë jam njëri prej tyre. Kur isha pjesë e parlamentit ma bënin se bamirësinë se je në kuvend, çfarë logjike është kjo?”, tha Tahiri.

Ai shton se do t’i hujë përsëri politikës, por se kur, nuk e bëri me dije.

“Kohën s’mundem me thënë kur, por kësaj here veten s’do ta lë keq”, tha tutje ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kremlini thote se putin eshte gati te diskutoje paqen ne ukraine por deshiron te arrije qellimet 687cd69a56849
Lajmi i mëparshëm

Kremlini thotë se Putin është gati të diskutojë paqen në Ukrainë, por dëshiron të arrijë qëllimet

siguria detare bllokohen 30 mjete lundruese ne shqiperi shpetohen 13 persona 687cf11d0b953
Lajmi i radhës

“Siguria detare”: Bllokohen 30 mjete lundruese në Shqipëri, shpëtohen 13 persona

Të fundit nga

ShkoLartë