labi eshte mekat te mos jem ne finale 697707120de55

Labi: Është mëkat të mos jem në finale

January 26, 2026
1 minut lexim

Labinot Rexha ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Derisa kanë ngelur edhe një muaj deri në përfundim të spektaklit, banorët e këtij edicioni kanë nisur me aludime.

Këngëtari nga Rahoveci thotë se ka qenë shumë i zhurmshëm dhe se e meriton finalen.

“Si unë që kam bërë zhurmë këtu nuk besoj që ka bërë dikush”, u shpreh ai.

Në vazhdim gjatë bisedës me Lim Hotin theksoi: “Është mëkat unë të mos jem në finale”.

Labi ka qenë protagonist thuajse në çdo ngjarje e temë të zhvilluar në Big Brother, ndonëse ka marrë edhe shumë kritika për lojën që ka bërë.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse Labi do të jetë një nga finalistët e këtij edicioni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrufeja godet tubimin e mbeshtetesve te bolsonaro s ne brazil te pakten 30 te plagosur 6976aab4239c3
Lajmi i mëparshëm

Rrufeja godet tubimin e mbështetësve të Bolsonaro-s në Brazil, të paktën 30 të plagosur

njihuni me parashikimin e motit per kete te hene 697719ba1d229
Lajmi i radhës

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

Të fundit nga

ShkoLartë