kylie jenner tregon belin e holle dhe dekoltene mes spekulimeve per shtatzeni 68b4599c2a9a0

Kylie Jenner tregon belin e hollë dhe dekoltenë mes spekulimeve për shtatzëni

August 31, 2025
1 minut lexim

Kylie Jenner hodhi poshtë thashethemet e shtatzënisë me një paraqitje të guximshme, duke treguar format e saj të tonifikuara në një veshje sportive të ngushtë.

28-vjeçarja ndau me ndjekësit pamje nga stërvitja, ku shfaqej me reçipeta sportive me prerje të ulët dhe geta gri nga Alo Yoga, që i theksonin belin e hollë dhe dekoltenë.

“Më pëlqen kjo ngjyrë e re”, – shkroi ajo mbi një nga videot në Instagram, ndërsa pozonte dhe rregullonte flokët e saj voluminozë, shkruan DailyMail.

Image

Kylie Jenner

Postimi vjen mes spekulimeve të vazhdueshme për një shtatzëni të mundshme me aktorin Timothée Chalamet, thashetheme që Jenner i ka hedhur kategorikisht poshtë me këto imazhe.

Vetëm pak ditë më parë, ajo prezantoi koleksionin më të ri Khy X Grace Ling, duke treguar barkun e tendosur në një set fotografik, duke mbyllur edhe njëherë dyshimet e muajve të fundit.

Image

Kylie Jenner

Stilistja Grace Ling, e njohur për përdorimin e teknologjisë 3D dhe elegancën e veçantë, e përshkroi bashkëpunimin si “një koleksion për gruan që aspiron sukses dhe dëshiron të jetë seksi për veten e saj”.

Jenner, e cila prej kohësh është në qendër të vëmendjes, tregoi se vazhdon të mbetet një ikonë stili dhe biznesi, duke u përforcuar si një nga figurat më të zëshme të modës dhe industrisë së bukurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apeli kthen per here te peste ne rivendosje rastin e sekuestrimit te prones milioneshe ne veternik 68b4587294f38
Lajmi i mëparshëm

Apeli kthen për herë të pestë në rivendosje rastin e sekuestrimit të pronës milionëshe në Veternik

mexhiti projekti me i madh i mandatit tone mesim me nje nderrim dhe mesim tereditor ne shkollat e cairit 68b45db8a651a
Lajmi i radhës

Mexhiti: Projekti më i madh i mandatit tonë, mësim me një ndërrim dhe mësim tërëditor në shkollat e Çairit

Të fundit nga

ShkoLartë