kylie jenner merr vemendje me paraqitjen provokuese 68ce9b72e2a6c

Kylie Jenner merr vëmendje me paraqitjen provokuese

September 20, 2025
1 minut lexim

Kylie Jenner ndez rrjetet sociale me dekoltenë provokuese, Hailey Bieber reagon me entuziazëm

Kylie Jenner ka mahnitur ndjekësit e saj me një set të ri fotografik të postuar në Instagram, ku shfaqet me një reçipeta lateksi ngjyrë rozë dhe një fund të shkurtë, duke sjellë një pamje provokuese në stilin e Barbie-t.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, 28 vjeçe, ndau disa selfie të nxehta nga prapaskenat, duke marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, shkruan DailyMail.

Image

Kylie Jenner

Një ndër komentet që ra më shumë në sy ishte ai i shoqes së saj të ngushtë, Hailey Bieber, e cila shkroi me entuziazëm: “Po!!! Pikërisht!”, duke marrë mbi 1,000 pëlqime vetëm për reagimin e saj.

Modelja dhe sipërmarrësja 28-vjeçare e Rhode Skin e shoqëroi shoqen e saj të famshme edhe në pamje, duke treguar mbështetje të plotë.

Image

Kylie Jenner

Në fotosesion, Kylie e kombinoi look-un me thonj të gjatë ngjyrë rozë si çamçakëz dhe grim të plotë, duke theksuar buzët e saj me një nuancë vjollce me shkëlqim.

Pamja e saj erdhi vetëm pak ditë pasi ajo dhe Hailey publikuan një video të përbashkët për të promovuar produktet e tyre të bukurisë, ku dyshja shfaqej në një makinë luksoze duke përdorur lapsat e buzëve Bend nga Rhode dhe Coconut nga Kylie Cosmetics.

Dy mikeshat e famshme krahasuan pamjet e tyre aktuale me një foto të vjetër nga viti 2016, duke treguar se miqësia e tyre ka mbetur e fortë ndër vite.

Kylie shkroi në mbishkrim “2016 vs 2025”, ndërsa Hailey e ripostoi duke shtuar: “Kjo më bën emo”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shoqata cameria ne kosove mban kuvendin e peste zgjidhen anetaret e kryesise 68ce9a4e935a5
Lajmi i mëparshëm

Shoqata “Çamëria” në Kosovë mban Kuvendin e pestë, zgjidhen anëtarët e kryesisë

zv ministri i bujqesise albrim hoxha ne panairin e shoqates renesansa ne tetove produktet vendore jane pasuri dhe mundesi zhvillimi 68cea56e9feb5
Lajmi i radhës

Zv. Ministri i Bujqësisë Albrim Hoxha në panairin e Shoqatës “Renesansa” në Tetovë: Produktet vendore janë pasuri dhe mundësi zhvillimi

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë