Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet thuhet se kanë nënshkruar një kontratë martesore me vlerë marramendëse 100 milionë dollarë.
Sipas një postimi viral të publikuar nga Hoops Crave në platformën X, themeluesja e Kylie Cosmetics dhe aktori i filmit Wonka kanë rënë dakord të martohen në fund të vitit 2026, si pjesë e një marrëveshjeje biznesi.
Sipas këtij pretendimi, plani synon të rrisë shikueshmërinë e serialit reality The Kardashians, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre mund të ketë edhe dimension strategjik, përtej aspektit romantik. Një martesë e mundshme do të paraqitej si një event i madh televiziv.
Raportohet se nëna e Kylie-t, Kris Jenner, ka hartuar një “marrëveshje dasme” për vajzën dhe partnerin e saj, e cila do t’i detyronte të martoheshin deri në fund të vitit 2026, në kuadër të produksionit të The Kardashians.
Shuma prej 100 milionë dollarësh përmendet si fitimi i parashikuar që familja pret të gjenerojë nga një speciale televizive e dasmës.
Gjithashtu, pretendohet se Timothée do të përfitojë një përqindje nga të ardhurat e emisionit, si edhe një marrëveshje promovimi me markat e Kylie-t, në këmbim të pjesëmarrjes së tij.
Ky informacion vjen pas një raportimi të revistës Heat, sipas së cilës ylli 28-vjeçar i reality show-t dëshiron të ketë një tjetër fëmijë me aktorin 30-vjeçar përpara se të mendojë për martesë.
“Ata tashmë jetojnë bashkë dhe kanë folur hapur për të pasur fëmijë. Tim dëshiron shumë të bëhet baba dhe Kylie është shumë e etur për një tjetër fëmijë. Stormi dhe Aire po rriten shpejt dhe ajo ndjen mungesën e një bebeje në shtëpi,” ka deklaruar një burim.
“Tim është shumë i kujdesshëm me fëmijët e saj dhe Kylie është e bindur se ai do të ishte një baba i shkëlqyer,” shtoi i njëjti burim.
Burimi përfundon: “Njerëzit pranë tyre nuk do të habiteshin nëse shumë shpejt do të ketë një njoftim për shtatzëni. Kjo është ajo që dëshiron Kylie dhe duket se edhe ai është në të njëjtën linjë.”
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2023.
Burimi: botasot.info


