Në dosjen e Ergys Agasit, e bërë publike së fundmi janë zbardhur të plota mënyrat e funksionimit të një “regjimi kriminal” në Shqipëri, duke e përshkruar atë si një “shtet mafioz”. Sipas analizave të bazuara në këtë dosje, struktura e pushtetit është e mirëorganizuar si një organizatë kriminale, me në krye Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaci, përshkruhet si “il consigliere” i kësaj organizate.
I ftuar në një emision televiziv, ambasadori Agim Nesho theksoi se qeverisja e Edi Ramës ka kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur, të zhytur në korrupsion dhe të rrezikshëm për sigurinë e aleatëve perëndimorë, duke e vendosur vendin përballë një izolimi të pashmangshëm ndërkombëtar.
Nesho deklaroi se regjimi aktual ka cenuar rëndë besimin e SHBA-së dhe NATO-s, ka minuar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe se largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti i vetëm për të shmangur një krizë të thellë politike, institucionale dhe gjeostrategjike për Shqipërinë.
Pjesë nga deklarata:
Tani, unë mendoj se kjo dosje që ka dalë ka evidentuar dhe ka mbyllur të gjithë pazëllin se si funksionon ky regjim kriminal. Domethënë, Agasi është il consigliere i mafies shqiptare, ndërsa ata që kanë shpërdoruar detyrën, Balluku, kryetari i bashkisë e të gjithë të tjerët, janë “lieutenants”, që kanë sektorët e tyre.
Deri tani, Rama mund të justifikohej si i paditur, si i painformuar, se njerëzit bënin veprime kundër dijenisë së tij. Rasti i Agasit tregon se kjo është një veprimtari kriminale, një pushtet kriminal, dhe ka të drejtë Ahmetaj kur thotë se kryetari i këtij grupi kriminal është Rama.
Dhe tani nuk është vetëm problemi i medias. Ky njeri ka kapur gjithë shtetin shqiptar. Median e ka kapur sepse vetë koncepti i tij për median ka qenë bashkëpunimi, rekrutimi i pronarëve. Shiko çfarë më thonë nga Italia: për një gjë shumë më të vogël se kaq, 20 vjet më parë, në Itali u arrestuan të gjithë drejtuesit e shërbimit inteligjent dhe, si rrjedhojë, u bë reforma e shërbimeve, bashkë me ndryshimin e emrit nga SISMI në AISE.
Ndërkohë që këtu flitet se jo vetëm zyra, por edhe shtëpitë e drejtuesve të shërbimit informativ janë nën kontrollin e Agasit. Çdo institucion aty.
Folësi 2: Po, po. Kjo tregon se këtu kemi një shtet mafioz, i cili duhet të përfundojë. Me daljen e gjithë këtyre të dhënave në dritë, edhe veprimtaria e mafies ndërkombëtare fillon të dekonspirohet: zbulohet skema se si vepron, si funksionon dhe kush janë “lieutenants”-at e grupit kriminal. Në këtë moment, ti je i asgjësuar.
Pra, këtu jemi përpara një skandali të përmasave që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës dhe, pikërisht, njeriu që duhet të mbajë përgjegjësi, dje, jo sot, është vetëm një: Edi Rama. Të gjithë të tjerët janë në funksion të tij.
Janë në funksion të tij dhe askush nuk justifikohet për atë që ka bërë. Mund të justifikohen pse ka marrë këtë nivel, pse ka marrë kopshtin e bashkisë dhe e ka prezantuar deri në nivelin më të lartë të shtetit. Ky është vizioni mediokër i Edi Ramës, por shumë funksional për të vjedhur popullin.
Dhe së fundi, dua të them diçka: të gjitha këto që diskutojmë – blerjen e mediave, përdorimin e njerëzve të ndryshëm, shkatërrimin e ekonomisë, vjedhjen e pensioneve – çdo gjë i është vjedhur këtij populli.
Unë mendoj se ka ardhur koha që jo vetëm reflektimi të jetë i menjëhershëm, dhe jam plotësisht dakord me atë që po bën opozita. Ndoshta është e paktë, por duhet të vijë nga dita në ditë ndërgjegjësimi i opinionit publik për t’i bashkuar në çdo qelizë, sepse sa më shpejt të përfundojë misioni i këtij regjimi kriminal, aq më pak rrezikohet e ardhmja e Shqipërisë dhe dëshira e popullit shqiptar për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Ky i blen të gjithë, i blen duke blerë influencë, në çdo rast, tek të gjithë zyrtarët e lartë dhe burokratët.
Burimi: botasot.info


