ky eshte personi i arrestuar ne prishtine kerkohej nga interpol i gjerman per trafik droge 6979317e7cfae

Ky është personi i arrestuar në Prishtinë, kërkohej nga INTERPOL-i gjerman për trafik droge

January 27, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, kanë realizuar arrestimin e një personi, shtetas i huaj.

Media mëson së bëhet fjalë për Rama Ramadani, emër i njohur në botën e narkotikve.

Mësohet se i njëjti ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikim të lëndeve nërkatike në Gjermani dhe në disa shtete tjera.

Nga ana tjetër, policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të shtetit të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar policia.  

Ky institucion tha se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia me tifozet e paok identifikohet mes viktimave edhe 29 vjecari shqiptar nje tjeter mes te plagosurve 697931234b018
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve 

hija e trumpit fshihet mbi marreveshjen tregtare indi be 697931a1b6b72
Lajmi i radhës

Hija e Trumpit fshihet mbi marrëveshjen tregtare Indi-BE

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 28 janar

Lëvizja FOL organizon forumin FOL Hapur i cili mbahet në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Temë e diskutimit do të jetë: “Edukimi i të rinjve
ShkoLartë