ky eshte numri i te punesuarve ne maqedonine e veriut 6a4e932f2dbac

Ky është numri i të punësuarve në Maqedoninë e Veriut

July 8, 2026
1 minut lexim
administrata 1 1

Në Maqedoninë e Veriut në vitin e fundit numri i të punësuarve ka arritur në 614 mijë, ashtu që më shumë se gjysma janë burra, transmeton Portalb.mk.

“Numri i të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025 është 614 334, prej të cilëve 330 240 janë burra, ndërsa numri i grave të punësuara është 284 094”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se numri i të punësuarve ka shënuar ulje për 0.1 përqind.

“Kjo është rezultat, para së gjithash, i rënies  së numrit të të punësuarve në sektorin e Industrisë përpunuese për 5.2%. Nga ana tjetër, rritje e numrit të të punësuarve është regjistruar në sektorët e Akomodimit dhe veprimtarive të shërbimit ushqimor për 5.5% dhe të Veprimtarive administrative dhe mbështetëse për 3.3%”, raportoi Enti.

Më shumë të vajza, sesa djem, kemi vetëm në sektorin e veprimtarisë financiare dhe të sigurimit, veprimtaritë profesione, shkencore dhe teknike, në arsim, shëndetësi dhe sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit. Dallimi më i madh është në shëndetësi, ku kemi 33 mijë vajza dhe 9 mijë djem.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adnan azizi asnje pushtet nuk na ka trembur aq me pak keta te open ballkanit 6a4e91e0d4fbb
Lajmi i mëparshëm

Adnan Azizi: Asnjë pushtet nuk na ka trembur, aq më pak këta të Open Ballkanit

Të fundit nga

ShkoLartë