ky eshte i arrestuari ne veri per sulm ndaj pjesetareve te policise dhe kfor it 68aaf9e25f69e

Ky është i arrestuari në veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it

August 24, 2025
1 minut lexim

I arrestuari sot ne veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it, është Ljubisa Milkovic, mëson Tëve1.

Ai dyshohet për pjesëmarrje ne sulmin e 29 majit ndaj Policisë se Kosovës dhe KFOR-it në Zveçan.

Kujtojmë, se Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë,  L. M, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave në Zveçan.

Sipas njoftimit ai është arrestuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore.

“L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet nga Prokuroria Speciale.

Bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interi e pengon 68aaf9d453c11
Lajmi i mëparshëm

Interi e pengon!

gjenden dhe asgjesohen rreth 2000 bime kanabisi ne shkoder procedohen penalisht tre kryetare fshatrash 68aafa904cada
Lajmi i radhës

Gjenden dhe asgjësohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht tre kryetarë fshatrash

Të fundit nga

ShkoLartë