Sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pritet të organizohet dasma simbolike e Selinit dhe Gimbos, një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni.
Megjithatë, jo të gjithë banorët duket se janë të lumtur për këtë ceremoni. Rogerti ka reaguar pasi nuk është ftuar në dasmë.
Ai është shprehur se askush nuk mund ta ndalë të shkojë në këtë event, duke paralajmëruar se do të paraqitet gjithsesi.
Madje, Rogerti ka deklaruar se do të shkatërrojë dekorin e dasmës, duke e bërë të qartë planin e tij për t’ia prishur festën çiftit.
Burimi: botasot.info


