kuvendi voton me 85 vota pro endrit shabanin per avokat populli 693b3ff44d4c9

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

December 12, 2025
1 minut lexim

Me 85 vota pro, Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit. Votimi në Parlament u krye mbrëmjen e së enjtes.



Opozita u largua nga salla në momentin e votimit, për t’u kthyer pasi ai përfundoi.

Debati për Avokatin e Popullit përpiu seancën plenare të kësaj të enjteje. Kalimi i kandidaturave për votim, në një kohë që opozita kishte tërhequr firmat mbështetëse, u bë shkak që demokratët të nisnin akuzat për një proces të paracaktuar.

Si për të përforcuar argumentin e tyre, demokratët risollën në sallë një procesverbal të vitit 2022, kohë në  të cilën socialistët kishin tërhequr firmat mbështetëse për një ish-kandidat për Avokat Populli.

Argumenti më i fortë i socialistëve për të vijuar votimin ishte se kandidaturat e përcjella në parlament kishin firmat e demokratëve, përfshirë Endrit Shabanin, njeriun për të cilin u bë i gjithë debati. Demokratët për ditë me radhe u munduan të bindnin opinionin se nuk i kishin dhënë firmat ish-kryetarit të Nismës Thurje, por Sali Berisha e kuptoi se justifikimi nuk po ngjiste, ndaj doli të jepte një tjetër shpjegim. 

Por ajo që habiti në qëndrimin e Berishës, ishte fakti se pavarësisht se e konsideron procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit një farsë, nuk do ta kundërshtojë atë në Kushtetuese.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti mospajtimet me shba ne gjithmone lidhur me serbine dhe strukturat e saj 693b3b097f7dd
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Mospajtimet me SHBA-në, gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj

parashikimi i motit per te premten 693b41efc0d97
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për të premten

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë