kuvendi serish ne perpjekje per zgjedhjen e kryetarit sot tentativa e 37 te 685b8ba21e0b6

Kuvendi sërish në përpjekje për zgjedhjen e kryetarit – sot tentativa e 37-të

June 25, 2025
1 minut lexim

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës po vazhdon tash e më shumë se disa muaj, ndërsa deputetët do të mblidhen sot për herë të 37-të, në një tjetër tentativë për ta konstituuar Kuvendin dhe për të zgjedhur kryetarin e tij.

Seanca është thirrur të fillojë në ora 11:00, por mbetet të shihet nëse do të ketë zhvillime konkrete apo një tjetër dështim.

Në seancën e kaluar, deputetët nuk arritën ta formojnë Komisionin për organizimin e votimit të fshehtë, i cili është i domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ky bllokim po ndodh për shkak të refuzimit të partive opozitare për të propozuar anëtarë në komision, duke pamundësuar krijimin e tij.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po insiston vazhdimisht në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht faktit se ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme në asnjë nga seancat e deritashme.

Që nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë konstituive pas zgjedhjeve të parakohshme, Kuvendi ka dështuar plot 36 herë në tentativat për zgjedhjen e kryetarit dhe për konstituimin e tij të plotë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ledri thote se per hater te menaxherit lidhet me nje femer 685b78a5bcb9c
Lajmi i mëparshëm

Ledri thotë se për hatër të menaxherit lidhet me një femër

microsoft bllokon google chrome 685b90520789d
Lajmi i radhës

Microsoft bllokon Google Chrome

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë