kuvendi rrezon kerkesen e pd se per mbledhjen e keshillit te mandateve per ballukun 6952faf39d3b4

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

December 30, 2025
1 minut lexim

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.



Deputetët e PD kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.

Gjithashtu në argumentimin e tij, kreu i Kuvendit Niko Peleshi shprehet se kërkesa nuk pranohet, ndërsa argumenton edhe se: Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret./Opinion.al

 

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

italia zgjat afatin e ndihmes per ukrainen kievi do marre arme deri ne vitin 2026 6952f7c5d0fff
Lajmi i mëparshëm

Italia zgjat afatin e ndihmës për Ukrainën, Kievi do marrë armë deri në vitin 2026

ukraina sulmoi shtepine e putinit zelensky i pergjigjet akuzave ruse genjeshtra 6952fc03a77a2
Lajmi i radhës

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

Të fundit nga

ShkoLartë