kuvendi per here te 47 te tenton konstituimin e legjislatures se nente 6875e99028343

Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturës së nëntë

July 15, 2025
1 minut lexim

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 47-të në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i senacës konstrituive do të fillon në orën 11:00.

Të dielën ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata kanë refuzuar.

Në vend të propozimit, ata në foltore kanë kërkuar nga kryesuesi që t’i kthehet pikës së rendit të ditës, por fjalimet e tyre janë ndërperë nga regjia me kërkesë të kryesuesit, pasi në seancën konstituive nuk lejohet debati.

Në votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë nga 85 deputetë të pranishëm, për votuan 43 deputetë, derisa nuk pati as vota kundër e as abstenim, pasi pjesa tjetër e deputetëve si zakonisht deri më tash, nuk morën pjesë në votim.

Procesi i konstituimit po vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën kyçe të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, çka ka pamundësuar vazhdimin e rregullt të punës së këtij institucioni për më shumë se katër muaj.

Ky ngërç politik ka ndikuar drejtpërdrejt në paralizimin e punës së institucionit legjislativ, ndërsa qytetarët dhe shoqëria civile kanë shprehur shqetësim për mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tifozet enderrojne jashari nuk luan ne miqesoren e bryzhit 6875e98cbef6c
Lajmi i mëparshëm

Tifozët ëndërrojnë, Jashari nuk luan në miqësoren e Bryzhit

sulme te reja ruse ne kherson te ukraines dy te vrare 6875eab8abcf2
Lajmi i radhës

Sulme të reja ruse në Kherson të Ukrainës, dy të vrarë

Të fundit nga

ShkoLartë