Sot Kuvendi do të mbajë seancën e 75-të, në rendin e ditës të së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj për Çështje Evropiane dhe për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, përcjell GAZETA.MK
Pikë e parë e rendit të ditës është propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni i ministrit në Ministrinë për Çështje Evropiane, ndërsa për postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Çështje Evropiane është propozuar deputeti aktual dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë vjen pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në muajin tetor, ku Izet Mexhiti u zgjodh kryetar i Komunës së Çairit, duke lënë të lirë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Për këtë dikaster, si ministër i ri është propozuar ish-zëdhënësi i Qeverisë së kaluar, Muamet Hoxha.


