kuvendi i shqiperise nen masa te rrepta sigurie rrethohet me gardh metalik 6a54d134122b7

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

July 13, 2026
1 minut lexim

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.

TCh raporton se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave.

Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhet metalike që rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.

Në seancën plenare të së enjtes, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Disa prej protestuesve goditën me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagonte duke i shoqëruar në komisariat. Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Në total, policia shoqëroi dhe ndaloi 20 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektivë të policisë dhe u lënduan 5 protestues.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dyshohet se perfitoi para nga nje i burgosur aktakuze ndaj nje oficeri korrektues ne dubrave 6a54d0b53efa7
Lajmi i mëparshëm

Dyshohet se përfitoi para nga një i burgosur, aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë

emerimi i perfaqesuesit te ri te larte per bosnje dhe hercegovinen ne agjenden e ministrave te be se 6a54d19131cd2
Lajmi i radhës

Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në agjendën e ministrave të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë