KUVEND GAZETA MK

Kuvendi i RMV-së sot mban disa seanca të komisioneve

September 1, 2025
1 minut lexim

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor, për politikë sociale, demografi dhe rini, ndërsa Komisioni juridikoligjvënës do të mbajë gjithashtu dy seanca, para seancës së 67-të plenare të nesërme, e para pas përfundimit zyrtar të pushimeve vjetore të deputetëve.

Në rendin e ditës të Komisionit për financim dhe buxhet është Projektligji për Huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me një Kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes së Huasë për Financim Shtesë të Projektit për Përmirësimin e Arsimit Fillor, në lexim të parë.

Komisioni për Transport, Transformim Dixhital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor do të shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në lexim të parë.

Ndryshimet në Ligjin për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, në lexim të parë, dhe Raporti Vjetor për Punën e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional të Financuar Plotësisht në vitin 2024 dhe pasqyrat financiare të audituara për vitin 2024 janë në rendin e ditës të seancës së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lily james mahnit me pamjen gjate pushimeve luksoze 68b53a98c8c4e
Lajmi i mëparshëm

Lily James mahnit me pamjen gjatë pushimeve luksoze

ndarja nga jeta te dhimiter anagnostit presidenti begaj plejades se artisteve te medhenj iu shkeput nje tjeter yll 68b54d367485e
Lajmi i radhës

Ndarja nga jeta të Dhimitër Anagnostit, Presidenti Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj iu shkëput një tjetër yll

Të fundit nga

ShkoLartë