kuvendi i hap rrugen paqes fiskale me 75 vota pro rrezohen propozimet e erion braces per burimin e parave 693b72e3d3ba7

Kuvendi i hap rrugën “Paqes Fiskale” me 75 vota pro, rrëzohen propozimet e Erion Braçes për burimin e parave

December 12, 2025
min lexim

Me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi ka miratuar projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’ duke i hapur rrugën kështu edhe paqes fiskale.

Të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita si dhe deputeti socialist Erion Brace u rrëzuan.
Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, me propozim të Taulant Ballës ky ndryshim u hoq në Kuvend.

Do të votojmë amendamentin e paraqitur nga deputeti Taulant Balla, ku propozohet që neni dy paragrafi përfitimi nga marrëveshja, bëhet me verifikimin e burimit të fondeve dhe pronarit përfitues sipas standarteve të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, i shtuar nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të hiqet”-u shpreh Peleshi

I hap autostradën pastrimit të parave nga kanaleve të zeza. Siç është parashikaur të ndryshosh bilancet 3 vite pas dhe mos të ketë asnjë lloj kontrolli një kthesë që i bëhet atyre që pastrojnë para. Prlgiji thotë se biznesi mund të ndryshojë zërat e bilancit. nëse ndyrhsimi me 30% tatimi 5%. Këtë shqetësim e ka ngritur kom evropian. Kërkohet mekanzimi parandalues e ka ngritur dhe dhoma amerikane e tregtisë. E dëmton konkurencën. Nuk vepron sistemi I kontrollit. Nuk duhet të kalojë në këtë situatë që është. I hap rrugë një fenomeni shqetëues,- u shpreh Eno Bozdo.

Thellojnë karakterin e ligjit i adresohet evazionit fiscal i jep mundësi atyre që kanë mashtruar shtetin me fitimin, të ardhurat dhe bilancet. Propozimet i bëjnë mirë projektligjit. Një subjekt s’mund të vijë edhe të deklarojë më shumë fitim pas kaq kohësh”-shtoi Braçe.

Sot kërkova që ligji për paqen fiskale të tërhiqej. Besojmë se lgiji është antikushtetues. Ligji i hap një shtegë pastrimit të parave. Cënon konkurencën. Ligjet më të lobuara. Ka 3 javë që me ministrine financave kemi debat parimor kush thotë të vërtetën e kush gënjen. Ministri ka qenë në studio tv duke deklaruar që ligji është i mëbshtetur nga fmn dhe KE. Vet KE deklaroi 3 ditë para të kundërtën. Si rezultat i procesit të integrimti sduhet të kishit pranaur. I bëj thirrje presidentit që mos dekretojë këtë lgij. Nëse kjo ndodh grupi parlamentar i PD do ta coje në gjykatën kushtetuese. Niveli i kapjes së shtetit. Ju që qeshni me djersën e bizneseve shqiptare. Po të isha në vendin tuaj do ulja kokën meqënëse ngrini kartonat”-tha Tabaku.

“Një amnisti fiskale e fshehur dhe një projektligj i porositur me qëllim pastrimin e parave të pista. Kemi kërkuar të hiqet. Por në këto kushte edhe ju të pranoni dhe përjashtoni subjektet që janë të përfshirë në hetim apo dënuar në kushtet e krimit të organizuar apo narkotrafikut. Të përjashtohen kompanitë e individëve që janë në hetim për aktivitete kriminale. Subjektet që janë ivnestitor strategjik të përjashtohen”– tha gjatë fjalës së tij Agron Shehaj.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

millanov kryeprokurori i ri duhet te jete person me kredibilitet 693b6fd238b28
Lajmi i mëparshëm

Millanov: Kryeprokurori i ri duhet të jetë person me kredibilitet

shqiperi miratohet buxheti i 2026 i parashikuar 8 8 miliarde euro me 81 vota pro 693bc63dab729
Lajmi i radhës

Shqipëri: Miratohet buxheti i 2026, i parashikuar 8.8 miliardë euro me 81 vota pro

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë