KUVENDI I RMV

Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të

September 2, 2025
1 minut lexim

Kuvendi sot do të mbajë seancën e re të 67-të, në rendin e ditës të së cilës janë gjithsej 23 pika.
Para deputetëve me procedurë të shkurtuar janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për banim, Propozim-ligji për mbështetjen shtetërore për blerjen e shtëpisë së parë për të rinj, Propozim-ligji për vauçer për kujdesin joformal të fëmijëve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për prospektet dhe detyrimet e transparencës për emetuesit e letrave me vlerë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme mbi banka, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Instrumentet Financiare, Propozim-ligji për shkollën e mesme të policisë me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-ligji për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë.

Në rend dite të seancës në lexim të parë janë gjithashtu edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për kooperativa, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sistem një sportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për odat ekonomike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për punësimin e personave me invaliditet, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për qasje në ueb-faqet dhe aplikacionet mobile të institucioneve të sektorit publik, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për Hua për financim shtesë të Projektit për avancimin e arsimit fillor, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik dhe Propozim-ligji për kontrollin e emisioneve industriale

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

GRANIT OSMANI GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

Drejtori i AZGJ-së Granit Osmani: BDI-në nuk e shpëton Gruevski e Taravari! Paniku për gjuhën shqipe është maskë e tradhtive të vjetra (FOTO)

rama liqeni i komanit e lumi i shales mikprites te mijera vizitoreve 68b69ebc2a82b
Lajmi i radhës

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Të fundit nga

ShkoLartë