kushtetuta e kacanikut hallke e shtetformimit te kosoves 68bb3c6194dda

Kushtetuta e Kaçanikut, hallkë e shtetformimit të Kosovës

September 5, 2025
min lexim

Kushtetuta e Kosovës e shpallur në Kaçanik ishte njëra ”Hallkë e zinxhirit” e cila u parapriu proceseve deri në pavarësinë e Kosovës më 2008.

Në këtë përvjetor, Komuna e Vushtrrisë organizoi konferencë shkencore.

Nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Iljaz Ramajli, në 35 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Kushtetutës së Kaçanikut, tha se veprimi i kohës i delegatëve u cilësua hap historik, i cili u bë udhërrëfyes për shumë procese.

“Ata mendoj nuk ishin velëm përfaqësues të kuvendit, ata ishin zërin i një populli që kërkonte të drejtën për të ekzistuar, për të jetuar i lirë dhe për të ndërtuar të ardhmen e vet”, ka thënë Ramajli.

Personalitete të njohura thonë se shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut ishte moment i kthesës esenciale për shtetësi të Kosovës.

“Gjithmonë në kujtesë duhet ti kemi vullnetet historike kur ka lind ideja e shtetit të Kosovës dhe pa dyshim që Kosova ka qenë me fat që ka pas një legjislaturë të vendosur në fund të viteve ‘89 e cila për herë të parë u vu në shërbim të popullit”, ka thënë Akademik Arsim Bajrami.

 “Është e pamundur me i përshkruar ato emocione që i kishim na si vrojtues si shikues çka po bahet, po bahet një akt i madh po ndodh diçka e madhe, por çka po ndodh me fatin e këtyre a do ti lanë me i largua apo do ti lidhin qaty menjëherë”, ka thënë Prof.Dr.Ibrahim Gashi.

“Regjimi i Millosheviqit propagandonte se në Kosovë është vendos shteti juridik i Serbisë dhe në realitet në Kosovë ishte vendosë prapë gjendja e jashtëzakonshme e një regjimi të egër ushtarak e policor sikurse ishte vendosur në vitin 1945”, ka thënë Prof.Dr.Bujar Dugolli.

 “Avancimi i Kosovës e brengosi shumë klasën politike dhe intelektuale serbe andaj vetëm pritnin momentet vetëm që ta atakonin si pretekst për ta formuar autonomin që e gëzonte Kosova sipas Kushtetutës të vitit 1974”, ka thënë Prof.Dr. Ismet Salihu.

Kushtetuta e Kaçanikut, e lindur në kushte të okupimit, nuk ishte vetëm akt juridik, ishte guxim politik, vizion kombëtar dhe betim se Kosova do të jetë e lirë. Historia sot flet qartë, ajo që atëherë  dukej ëndërr, tashmë është realitet, u tha në konferencën shkencore organizuar nga Komuna e Vushtrrisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fratesi vendosi te qendroje 68bb3c55bfe37
Lajmi i mëparshëm

Fratesi vendosi të qëndrojë

i denuar nga gjkko kapet ne londer ish zyrtari i prokurimeve publike krenar gozhina u prangos ne britanine e madhe 68bb3d04a23aa
Lajmi i radhës

I dënuar nga GJKKO, kapet në Londër/ Ish-zyrtari i prokurimeve publike, Krenar Gozhina u prangos në Britaninë e Madhe

Të fundit nga

ShkoLartë