kushtetuesja rrezon qeverine beqiri republika e prokuroreve po krijon precedent te rrezikshem 698676d4449d1

Kushtetuesja rrëzon qeverinë/ Beqiri: Republika e Prokurorëve po krijon precedent të rrezikshëm

February 7, 2026
1 minut lexim

Avokati Idajet Beqiri tha se përdorimi i prokurorisë si gjykatë ka degjeneruar drejtësinë dhe ka krijuar “republikën e prokurorëve”.

Ai deklaroi se SPAK po përdoret politikisht për të goditur mazhorancën dhe për të rrëzuar qeverinë.

Pushteti gjyqësor është i pavarur. Kur e merr prokurorinë dhe e ke bërë sikur të jetë gjykatë, këtu e ke degjeneruar sistemin e së drejtës dhe ndërtimin e shtetit dhe ke krijuar një precedent të rrezikshëm. Pas këtij qëndrimi të Kushtetueses, ne kemi të bëjmë me një republikë prokurorësh.

Nëse ti, si politikë, je në minorancë dhe nuk e merr dot pushtetin, të ndihmon prokuroria duke i rënë mazhorancës. Kjo mazhorancë rritet e rritet dhe del republika e prokurorëve dhe thotë: kush është ajo forcë që e çon në majë të suksesit, është Veliaj – bjeri në kokë, çoje në burg; është Belinda, Lefter Koka, Vangjush Dako, kryetari i bashkisë Lushnjë.

Të votosh Berishën është si të votosh Serbinë, Vuçiçin, dhe ky ngrihet sot dhe thotë që kemi bërë kërkesë të shkëputet Shqipëria, të mos jetë pjesë e BE-së. SPAK-u, si seksion i Berishës, rrëzon qeverinë që të vijë në pushtet Berisha.“

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

delegacioni i osbe ne moske per here te pare qe nga fillimi i luftes ne ukraine 6986760a4f5a5
Lajmi i mëparshëm

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

vendimtare ne krizen politike por kushtetuesja perballet me mungese gjyqtaresh 698676f289f47
Lajmi i radhës

Vendimtare në krizën politike, por Kushtetuesja përballet me mungesë gjyqtarësh

Të fundit nga

ShkoLartë