kushtetuesja pezulloi zgjedhjet bushati nxoren pak kemben nga rrethi pezulluan cmendurine e begajt 68e82b1cb3362

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

October 9, 2025
1 minut lexim

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë, nuk ka marrë ndonjë vendim kundër Edi Ramës, por thjesht ka ruajtur dinjitetin e vetes duke pezulluar përkohësisht zgjedhjet, pas dekretit të Begajt, të cilin ai e quajti “çmenduri”.

“Nuk u surprizova, për një gjë të thjeshtë, sepse nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në themel. Për ta vulgarizuar, Presidenti i Republikës, doli dhe tha, në 12 të drekës, jemi në 12 të natës.

Kushtetuesja ka thënë, ore të paktën deri këtu nuk mund ta kapërdijmë. Ka marrë vendim të pezullojë çmendurinë e Begajt.

Nuk është se ka kthyer çështjen mbrapsht. Nuk thotë se shkarkimi është i drejtë apo jo i Veliajt.

Ka thënë nëse janë çmendur të gjithë, nëse Presidenti as nuk i rruhet ta ruajë fasadën e neutralitetit, ne po mundohemi ta ruajmë pak, duke qenë e bindur që kjo gjë nuk i prish punë as Ramës, as pushtetit, asgjë prej gjëje.

Nuk i hyn dikujt gjemb në këmbë nga kjo që u bë. Si ajo barcaleta, këta kanë nxjerrë pak këmbën nga rrethi…”, deklaroi Bushati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti sfidon bujar osmanin merre ke te duash ali ahmetin artan grubin pr agjencit dhe eja ne duel televiziv 68e829b6de49f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti sfidon Bujar Osmanin, merre kë të duash, Ali Ahmetin, Artan Grubin, PR agjencit dhe eja në duel televiziv

visar musliu lukaku nuk luan por belgjika ka sulmues tjere cilesor 68e82b7557d48
Lajmi i radhës

Visar Musliu: Lukaku nuk luan, por Belgjika ka sulmues tjerë cilësor 

Të fundit nga

ShkoLartë