kushtetuesja perfundon zvarritjen zbardh me ne fund me nje muaj vonese vendimin per rregulloren 69e663a0404c2

Kushtetuesja “përfundon” zvarritjen/ Zbardh më në fund me një muaj vonesë vendimin për rregulloren

April 20, 2026
1 minut lexim

Pasi e zvarriti për 1 muaj nga afati maksimal, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur më në fund vendimin për Rregulloren e Kuvendit, që prek strutkurën e komisioneve parlamentare.

Kushtetuesja, sipas ligjit të vet, duhet ta kishte publikuar vendimin më 23 mars por ajo mori dhe gati një muaj dhe vendimi u publikua këtë të hënë, me gati 1 muaj vonesë.

Publikimi i vendimit të arsyetuar është i rëndësishëm pasi i hap rrugën Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë edhe një herë strukturën e komisioneve parlamnetare.

Socialistët që prej fillimit të marësit deklaruan se ata nuk do të ndryshojnë asnjë nga 11 komisionet dhe nisën punën shpejtë për ta miratuar edhe një herë në Parlament.

Por demokratët, që bën dhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, theksonin se PS-ja nuk mund të kaloj për miratim Rregulloren, pa publikimin e vendimit të arsyetuar nga Gjykata Kushtetuese.

Shkeljen e afatit prej një muaji në publikimin e vendimit e konstatoi dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, që thirri pak ditë më parë mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Në vendimin dhënë më 23 mars, Gjykata Kushtetuese i kërkoi Kuvendit që të miratojë strukturën e re të Parlamentit duke respektuar afatet dhe dialog mes dy palëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ehat miftaraj haxhiu ka dy mundesi lidhur me daten e zgjedhjeve 69e662b7901d1
Lajmi i mëparshëm

Ehat Miftaraj: Haxhiu ka dy mundësi lidhur me datën e zgjedhjeve

e di qe te gjithe po mendonit pse mateo reagon per here te pare 69e665374ddbe
Lajmi i radhës

“E di që të gjithë po mendonit pse…”, Mateo reagon për herë të parë

Të fundit nga

ShkoLartë