kushte te qendrueshme atmosferike ne te gjithe territorin 688ef5b6d9509

Kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin!

August 3, 2025
1 minut lexim

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet malore të zonave verilindore dhe juglindore. Kjo e bën fundjavën të favorshme për udhëtime dhe aktivitete në natyrë.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe lugina, priten rritje të përkohshme të intensitetit të saj, duke arritur deri në 7 deri në 9 m/s.

Në det, pritet një valëzim i lehtë me forcë 1 deri në 2 ballë, çka e bën situatën detare të qetë dhe të përshtatshme për lundrim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjete te vdekur nga virusi i nilit perendimor ne itali 688ea2bdca664
Lajmi i mëparshëm

Dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali

ndizet merkato edhe murinjo futet ne gare per sulmuesin e realit 688ef62d6fa40
Lajmi i radhës

Ndizet merkato/ Edhe Murinjo futet në garë për sulmuesin e Realit

Të fundit nga

ShkoLartë