WhatsApp Image 2025 11 22 at 17.35.28 1

Kush promovoi figurat emblematike të kongresistëve nga dylli më 22 nëntor të vitit 2016 në shtëpinë e alfabetit në Manastir?

November 22, 2025
min lexim

Ishte 22 Nëntor i vitit 2016, kur tensionet ndër etnike ishin akoma aktuale. Pikërisht, një ditë përpara shënimit të kësaj dite, vandalistët kishin thyer xhamat e dritareve dhe kishin shkaravitur murret e këtij tempulli të shenjtë për shqiptarët.

Por, kjo nuk e pengoi zv. Kryeministrin e asaj kohe Festim Halili dhe ekipin e tij, me kontribut edhe të Behixhudin Shehapit si sekretar shtetëror në ministrinë e Kulturës atë kohë, që këtë ditë ta shënoj në një formë të veçantë, duke zbatuar projektin e 11 delegatëve të punuar nga dylli, në njërën nga dhomat e shtëpisë së Kongresit të Manastirit, duke filluar nga Gjergj Fishta, Ndre Mjeda e shumë të tjerë.

Shumë vizitorë edhe sot e kësaj dite fotografohen me delegatët që janë memorizuar dhe sikur janë gjallëzuar nga kjo vepër artistike. Poashtu, atë ditë u mbajt dhe një gala koncert me artistët e mëdhenjë shqiptar si Shkëlzen Doli nga filharmonia e Vienës, Çun Lajçi e shumë të tjerë, ku publiku përshkoi një emocion të veçantë të rikthimit në sakrificën që bënë atdhetarët dhe intelektualët e 1908.

Njëherit, pikërisht më 22 Nëntor të vitit 1908 përfundoi kuvendi i pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, të cilët njëzëri e pranuan vendimin e Komisionit për alfabetin, i cili përcaktoi Alfabetin e unifikuar shqiptar. Kjo është regjistruar në arkivat, librat, dokumentet dhe pllakën e mermerit në shtëpi, që dëshmojnë për ngjarjen e 114 viteve më parë, të iniciuar nga klubi “Bashkimi” i Manastirit.

494892086 2639722886232524 7073294042661520185 n

E gjithçka filloi më 27 gusht të vitit 1908 kur udhëheqësit e klubit “Bashkimi” nga Manastiri shpalli thirrje publike me të cilën i njoftoi të gjitha klubet dhe shoqëritë në dhe jashtë Shqipërisë për propozimin për organizimin e Kongresit të alfabetit më 14 nëntor të vitit 1908, në të cilin në Manastirin kozmopolit do të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, si dhe të huaj e në veçanti të gjithë filozofët, të cilët janë të interesuar për çështjen rreth alfabetit shqiptar dhe vendimit për zgjidhjen e tij në Kongres.

Në ngjarjen historike, 32 delegatë nga vilajeti i Manastirit, Shkodrës, Janinës dhe Kosovës, si dhe individë intelektualë nga Sofja, Bukureshti, Konstanca, nga Shkupi, Resnja, Ohri, Dibra, Korça, Elbasani dhe qytete të tjera, i zgjodhën anëtarët e komisionit Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qirijazi, Ndre Mjeda, Grigor Cilka, Dimitër Buda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajram Topuli dhe Nuzhet Vrioni. Ata në fund të Kongresit propozuan zgjidhje për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne disa lagje te vodnos banoret vazhdojne te perballen me problemin e grumbullimit te mbeturinave 6921f2ce5f912
Lajmi i mëparshëm

Në disa lagje të Vodnos, banorët vazhdojnë të përballen me problemin e grumbullimit të mbeturinave

shtepite u permbyten nga moti i keq 25 persona strehohen me cadra ne cuke te sarandes 6921f4d454727
Lajmi i radhës

Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

Të fundit nga

ShkoLartë