kush jane zyrtaret e policise te lidhur me krimin ish kryegjyqtari i apelit tregon emrat 69166bb50cab9

Kush janë zyrtarët e policisë të lidhur me krimin? Ish-kryegjyqtari i Apelit tregon emrat

November 14, 2025
1 minut lexim

Ish-kryegjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, i ftuar në një studio televizive ka ngritur akuza të forta ndaj strukturave të Policisë së Shtetit.

Malaj tha se përgjegjësia më e madhe për ngjarjet e fundit që ndodhi pranë Aeroportit të Rinasit lidhet me faktin se, sipas tij, policia ka pasur ndër vite lidhje të ngushta me grupet kriminale.

Ai përmendi emra të njohur të ish-drejtuesve të Policisë, Ardi Veliun, Reban Jaupin, Tonin Vocin dhe Olti Bistrin, të cilët, sipas tij, kanë qenë në shërbim të bandave më të fuqishme në vend.

Por Malaj shtoi se, kohët e fundit, duket se ka njëfarë distancimi nga krimi.

Malaj: I vetmi ndryshim që ka ndodhur në Shqipëri këto 10 vjetët e fundit është që Policia e Shtetit është lidhur me krimin. Këtë e kemi konstatuar para 10 vjetësh, që në kohën e Ardi Veliut, që në kohën e Olti Bistrit. Olti Bistrin e keni të gjithë të famshëm. Është konstatuar i lidhur fort me grupe të forta, në shërbim të grupeve. Domethënë, në katër episode, ishte i lidhur me vrasjen e një të forti tjetër, që ishte kundërshtari i këtyre të fortëve . Domethënë, kishte dalë në Sky.

Kur kujtojmë historitë që kanë kaluar me këto që po ndodhin, në fakt Policia tashmë ka filluar pak më shumë distancimin nga krimi.

Nuk dua të kthehem në kohën e vjetër të Policisë, me Ardi Veliun, me Rebani Jaupin, me Tonin Vocin, me Olti Bistrin, të cilët ishin figurat kryesore të Policisë së Shtetit, ishte llahtar i madh. Këta ishin totalisht në shërbim të bandave, prej bandave më të fuqishme të Shqipërisë . Dhe këto kanë dalë tashmë, këto janë të gjitha të dukshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e kapa bashkeshortin duke me tradhtuar por po e lejoj ta vazhdoje per nje arsye 6916591178f2f
Lajmi i mëparshëm

“E kapa bashkëshortin duke më tradhtuar, por po e lejoj ta vazhdojë për një arsye…”

manaj vetem keshtu shkohet ne boteror 69166c13a19e1
Lajmi i radhës

Manaj: Vetëm kështu shkohet në Botëror

Të fundit nga

ShkoLartë