Dje në një emision është diskutuar për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Panelistet diskutuan për emrat e mundshëm të opinionistëve.
Sipas tyre, në rrjetet sociale së fundmi kanë qarkulluar emrat e Leonora Jakupit, Dalina Buzit, Vadrin Sahitit, por edhe Milaim Zekës, i cili ishte opinionist edhe në edicionin e kaluar të BBVK3.
Përveç opinionistëve, “Shoqet” përmendën edhe disa emra që kanë qarkulluar gjithashtu në rrjete sociale, përfshirë Majkin, Bejtën, Benitën, Mentor Hazirin dhe Igballe Hudutinin.
Burimi: botasot.info


