kush i fiki motoret publikohet raporti paraprak i rrezimit te avionit ne indi 687622e2df693

Kush i fiki motorët? Publikohet raporti paraprak i rrëzimit të avionit në Indi

July 15, 2025
1 minut lexim

Raporti paraprak mbi shkakun e rrëzimit të avionit Air India ka dhënë disa përgjigje, por jo një përfundim konkret.

Në një tjetër audio të bërë publike mes dy piloteve, vetëm pak çaste para se avioni të përplasej, është regjistruar një diskutim mbi arsyen se pse motorëve u ishte ndërprerë furnizimi me karburant në një fazë kritike.

Njëri nga pilotët e ka pyetur tjetrin disa herë se pse i fikët, ndërsa tjetri i është përgjigjur se nuk e kishte bërë këtë, raportojnë mediat e huaja.

Pilotët u përpoqën shpejt të rimerrnin kontrollin, por sipas raportit, Motori 1 filloi të ndizet përsëri, por Motori 2 nuk arriti të rifitonte shtytjen.

Megjithatë, nga rezultatet e mëvonshme, u konstatua se gjendja e avionit dhe e motorëve ishte brenda normave të lejuara për të kryer fluturimin.

Skedarët audio, sipas burimeve, janë në duart e autoriteteve indiane.

Raporti nuk ka përcaktuar ende nëse mbyllja e çelësit të karburantit ishte mekanike apo aksidentale.

Nga ana tjetër, burimet ngrenë pikëpyetje mbi audion e regjistruar në kabinën e pilotëve, ku thuhet se njëri prej tyre mund të ketë parë diçka të dyshimtë.

Avioni Air India me destinacion në Londër u rrëzua vetëm pak minuta pasi nisi fluturimin, duke shkaktuar 290 viktima.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tesla do te shese makina model y ne indi hap edhe showroom in e saj te pare ne mumbai 687622a69a01f
Lajmi i mëparshëm

Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai

deputetet kovacki dhe sali moren pjese ne seminarin ros rot te ap te nato s ne bruksel 68762629b7239
Lajmi i radhës

Deputetët Kovaçki dhe Sali morën pjesë në Seminarin Ros-Rot të AP të NATO-s në Bruksel

Të fundit nga

ShkoLartë