kush eshte zonja e pare e gjenerates z ne nju jork 690b3a27ae661

Kush është “Zonja e Parë” e gjeneratës Z në Nju Jork?

November 5, 2025
1 minut lexim

Në qendër të vëmendjes, krah kryebashkiakut të sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, është shfaqur edhe bashkëshortja e tij, Rama Duwaji.

Duwaji, 28 vjeçe, është artiste në Nju Jork, me origjinë siriane. Veprat e saj shpesh trajtojnë tema dhe çështje nga Lindja e Mesme, duke e bërë stilin e saj të veçantë dhe të dallueshëm.

Rama nuk është thjesht bashkëshortja ime, ajo është një artiste e jashtëzakonshme që meriton të njihet për veten dhe punën e saj,” shkroi Mamdani më 12 maj, kur njoftoi se çifti ishte martuar tre muaj më parë.

Dyshja u njohën në aplikacionin e takimeve Hinge. “Kështu që ka ende shpresë për ato aplikacionet e takimeve,” u shpreh me humor Mamdani në një intervistë në qershor, kur ishte ende kandidat.

Gjatë fjalimit të fitores, Mamdani i dedikoi fjalë të veçanta bashkëshortes së tij: “Për bashkëshorten time të jashtëzakonshme, Rama hayati [arabisht: jeta ime] – nuk ka askënd tjetër që do të doja të kisha pranë në këtë moment dhe në çdo moment tjetër.”

Në qendër të një prej qyteteve më të mëdha të botës, Rama Duwaji po tërheq vëmendje jo vetëm si bashkëshorte e kryebashkiakut, por edhe si një artiste e re e gjeneratës Z.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania e mbyll nje shoqate myslimane qe akuzohet se bente thirrje per kalifat 690b387540093
Lajmi i mëparshëm

Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat

rama mbledh ne kryeministri peleshin ballen dhe kreret e komisioneve parlamentare 690b3d3408732
Lajmi i radhës

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

Të fundit nga

ShkoLartë