kush eshte 42 vjecari qe trashegoi 60 milione euro nga giorgio armani 68c8acb2eeae8

Kush është 42-vjeçari që trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani

September 16, 2025
1 minut lexim

Stilisti i njohur Giorgio Armani ka përcaktuar me kujdes fatin e pasurisë së tij në dy testamentet e fundit të shkruara me dorë, duke përfshirë mes trashëgimtarëve edhe menaxherin e tij 42-vjeçar, Michele Morcelli.

Ky i fundit do të marrë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së stilistit, vlerësuar në rreth 60 milionë euro, që përfshin aksione, obligacione qeveritare dhe sende personale me vlerë të madhe.

Morcelli është CEO i Immobiliare srl, një degë e grupit Armani që menaxhon pasuritë e stilistit. Portofoli i tij përfshin rezidenca luksoze në Saint-Tropez, Pantelleria, Antigua, Broni dhe New York, me një vlerë totale prej 289 milionë eurosh.

Megjithëse nuk ishte pjesë e ngushtë e rrethit shoqëror të Armani, Morcelli kishte një rol kyç në menaxhimin e pasurive të paluajtshme dhe një marrëdhënie të fortë besimi me stilistin.

Trashëgimia e tij përfshin obligacione qeveritare italiane (BTP) me vlerë rreth 32 milionë euro, 100,000 aksione të EssilorLuxottica me një vlerë mbi 26 milionë euro, si dhe një koleksion makinash klasike të rralla.

Ai gjithashtu do të ketë qasje në pasuritë emblematike të Armani, përfshirë apartamentin në New York, vilën në Saint-Tropez dhe jahtin luksoz.

Kush është Michele Morcelli?

Morcelli është një menaxher dhe sipërmarrës aktiv në sektorin e pasurive të paluajtshme. Ai është i apasionuar pas sporteve si tenisi me paddle, peshkimi, çiklizmi, kalërimi dhe basketbolli. Që nga gushti i kaluar, ai është anëtar i bordit drejtues të ekipit të basketbollit Blu Basket Bergamo në Serie A2.

Ai është baba i një vajze, Biancës, për të cilën Armani kishte siguruar një polis sigurimi prej disa milionë dollarësh, e cila do t’i dorëzohet kur ajo të jetë midis 25 dhe 30 vjeç.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidatja e lvv se sfidon lladrovcin kampion vetem ne deshtime 68c8ab9406c3c
Lajmi i mëparshëm

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

koha per ndryshime shperthejne pakenaqesite ne bdi ne e tetoves 68c8b6ad1951d
Lajmi i radhës

“Koha për ndryshime” – Shpërthejnë pakënaqësitë në BDI-në e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë