kush eshte 16 vjecari qe ngriti ne proteste popullin kunder qeverise ne nepal 68c5b3423738f

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

September 13, 2025
min lexim

Ky është Avishkar Raut, vjeçari që është kthyer në një simbol i protestave anti-qeverotare në Nepal.



Raut bën një jetë modeste në Nepal dhe është drejtuesi i bordit të studentëve në në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell. Pikërisht në këtë shkollë do të fillonte dhe ngritja e figurës së tij dhe do ndizej shkëndija e protestave anti-qeveritare e popullit të Nepalit.

Fjalimi i tij, gjatë një aktiviteti në shkollë, kundër korrupsionit dhe abuzimeve nga qeveria në muajin mars është u kthye pas 6 muajsh në një lloj himni për protestuesit, të cilët dhunuan anëtarë të kabinetit të qeverisë së Nepalit dhe dogjën ndërtesat qeveritare.

Në fjalimin e drejtuar bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve Raut  u kërkoi atyre që të ngrihen kundër korrupsionit dhe të luftojnë për një të ardhme më të mirë.

“Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasimtha Avishkar Raut

Guximi i Raut ishte i veçantë sepse ai nuk foli nga një platformë politike, as nga një vend pushteti. Ai foli nga zemra e një adoleshenti që duhet të ishte i zënë me tekstet shkollore dhe ëndrrat për të ardhmen. Kjo ndershmëri dhe guxim e dalluan fjalimin e tij nga zhargoni i zakonshëm i politikanëve. Ai nuk ofroi zgjidhje teknike, por përkundrazi ndezi një ndërgjegje morale.

Fjalimi i Raut, pak më shumë se dy minuta i gjatë, ndezi zemërimin dhe shpresën për qytetarët e Nepalit. Emri i Avishkar Raut është bërë tashmë sinonim i guximit dhe përkushtimit për ndryshim, jo vetëm në Nepal, por dhe një figurë frymëzuese ndërkombëtarisht si një zë i fuqishëm i gjeneratës së re që kërkon të drejtat e saj.

Raut, tashmë njihet si personi që zgjoi një kombë dhe nxitës i demonstratave të dhunshme për të kërkuar drejtësi, ku pavarësisht se autoritetet përdorën gaz lotsjellës, madje edhe plumbat, qeveria ra dhe në formën më të keqe mes rrahjeve dhe linçimit publik.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kevin costner padit dubluesen devin labella per pretendime te rreme per perdhunimi ne xhirimet e horizon an american saga chapter 2 68c5af0830cd0
Lajmi i mëparshëm

Kevin Costner padit dubluesen Devin LaBella për pretendime të rreme për përdhunimi në xhirimet e “Horizon: An American Saga – Chapter 2”

ferit idrizi hap fushaten per mandatin e dyte ne vushtrri 68c5b42fa4e80
Lajmi i radhës

Ferit Idrizi hap fushatën për mandatin e dytë në Vushtrri

Të fundit nga

ShkoLartë