kush do ta shoqeroje putinin ne takimin me trumpin delegacioni tregon agjenden e mundshme 689e74bb69d97

Kush do ta shoqërojë Putinin në takimin me Trumpin – delegacioni tregon agjendën e mundshme

August 15, 2025
1 minut lexim

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e parë mes udhëheqësve të SHBA-së dhe Rusisë që nga viti 2021.

Presidenti amerikan, Donald Trump do ta takojë në Alaska homologun rus, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lista e personave jep disa tregues mbi agjendën e mundshme të takimit në Alaskë, raporton bbc.

Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin:

Ndihmësin presidencial Yuri Ushakov

Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov

Ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov

Ministrin e Financave Anton Siluanov

Kreun e Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta Ruse, Kirill Dmitriev

Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë me përvojë që luajnë rol qendror në formësimin e politikës së jashtme ruse.

Lavrov drejton ministrinë e jashtme për më shumë se 20 vjet, ndërsa Ushakov, këshilltar kyç presidencial për mbi një dekadë, ka shërbyer më parë si ambasador i Rusisë në SHBA.

Përfshirja e Belousov dhe Siluanov tregon se agjenda do të përfshijë jo vetëm luftën në Ukrainë, por edhe çështje strategjike të sigurisë dhe pyetjen e lehtësimit të sanksioneve.

Dmitriev njihet për lidhjet me familjen Putin dhe për ndihmën që i ka dhënë Kremlinit në ndërtimin e lidhjeve me biznesin amerikan dhe ndërkombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keto opsione te fshehura mund ta bejne wi fi ne e hotelit shume me te shpejte 689e747f123a6
Lajmi i mëparshëm

Këto opsione të fshehura mund ta bëjnë Wi-Fi-në e hotelit shumë më të shpejtë

nga prodhimi i qelizave ne tru te problemet me kujtesen ja si e permireson seksi gjendjen emocionale 689e7cb34777f
Lajmi i radhës

Nga prodhimi i qelizave në tru te problemet me kujtesën, ja si e përmirëson seksi gjendjen emocionale

Të fundit nga

ShkoLartë