kush abuzon me lejen do futet ne listen e zeze rama per ndryshimet e reja ata qe shesin nje apartament dy here konfiskim direkt 68c012842ac79

“Kush abuzon me lejen, do futet në listën e zezë”/ Rama për ndryshimet e reja: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

September 9, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata që abuzojnë me lejen.

Gjatë prezantimit të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama tha se edhe ndërtuesit që shesin dy herë një apartament, do të ndëshkohen dhe objekti do të konfiskohet menjëherë.

Nuk bën vaki më me hapjen e platformave deri të rruga. E dyta është për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm. Një tjetër fenomen që do e ndalim njëherë e mirë. Ka një përmirësim të ndjeshëm, por nuk na intereson përmirësimi, por vetëm çfarë nuk shkon. Do të bëjmë të gjitha këto ndryshme duke ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallkat e ndërtimit.

 Në një ndërtim ku projekti transformohet shpërfytyrohet, të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, në qendër është ndërtuesi. Ndërtuesit që do zihen në faj do hynë në listën e zezë dhe nuk do ndërtojnë dot më.  

Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët. Arrihet deri në absurdin që një apartament do shiten dy herë, masa do të jetë e rëndë dhe do jetë imediat konfiskimi i pronës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të bllokohet zinxhiri”-u shpreh Rama.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tome gashi zbulon arsyen pse gjykata kushtetuese bllokon punen e kuvendit 68c011e15855a
Lajmi i mëparshëm

Tomë Gashi ‘zbulon’ arsyen pse Gjykata Kushtetuese bllokon punën e Kuvendit

bitcoin dhe dogecoin drejt rritjes xrp tregon sinjale pozitive ne macd 68c012aea125d
Lajmi i radhës

​Bitcoin dhe Dogecoin drejt rritjes, XRP tregon sinjale pozitive në MACD

Të fundit nga

ShkoLartë