kusari lila zbulon nese i kane votat per qeveri 68fc7ea361e8f

Kusari – Lila zbulon nëse i kanë votat për Qeveri

October 25, 2025
1 minut lexim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ende nuk i kanë votat për Qeverinë “Kurti 3”.

Sipas saj, janë afër 4-5 deputetë “mangu” për të pasur minimumin e shumicës  që nevojiten.

Tutje, ajo tha se nuk ka pasur takime zyrtare mes partive, por ka pasur komunikime individuale me deputetë që mund të ndikojnë në formimin e qeverisë.

“Pritjet  janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, deklaroi  Kusari – Lila në Tëvë1.

“Përpjekjet do të vazhdojnë, nuk ka pasur formacion zyrtar të takimeve mes partive politike, më shumë komunikime me deputetë, porse në cilindo format ose në cilindo rast e shohin si të domosdoshme një funksionalizim të plot të institucioneve të vendit”, vijoi ajo.

Ndër tjerash, deputetja Kusari – Lila tha se edhe në rast se i kanë 61 vota, prapë “do të ishte një qeveri gati se të them e pakicës”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

messi shkelqen me dy gola ne fitoren e inter miamit 68fc7e942e2c0
Lajmi i mëparshëm

​Messi shkëlqen me dy gola në fitoren e Inter Miamit

u vra per nje kafe ne manze te durresit zbulohet e shkuara e flori palucit ne itali u perfshi ne konflikt me arme para nje lokali 68fc7f4370234
Lajmi i radhës

U vra për një kafe në Manzë të Durrësit/ Zbulohet e shkuara e Flori Paluçit në Itali, u përfshi në konflikt me armë para një lokali

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë