kusari kurti nuk ka fyer lideret e ka pasur personale me nje perfaqesues te ldk 68fe9501593d5

Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK

October 26, 2025
1 minut lexim

Kryetarja e partisë Alternativa dhe aleate e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re.

Gjatë diskutimit, Kusari hodhi poshtë pretendimet se kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte fyer publikisht drejtuesit e partive të tjera në natën e zgjedhjeve, duke sqaruar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar dhe se ai thjesht iu referua një statistike ekonomike të përmendur nga një përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë fakti që Albin Kurti në natën e zgjedhjeve i ka quajtur tre përfaqësuesit e partive politike “hajvana”. Ai i është referuar një statistike që është prezantuar nga një përfqësues i Lidhjes Demokratike, që nuk është Lumir Abdixhiku por njëri nga ata, i cili ka folur për rritjen ekonomike”.

Kusari theksoi se kriza aktuale politike nuk vjen nga qeveria, por nga mospranimi i rezultatit zgjedhor nga opozita, dhe se kjo e fundit duhet të bashkëpunojë me qeverinë për një sërë çështjesh.

“Sa i përket fyerjeve dhe sharjeve reflekton kokfortësia e tyre për të mos pranuar rezultatin. Pra, problemi i opozitës aktuale në Kosovë ka qenë mospranimi i rezultatit, mosreflektimi dhe gjërat pozitive që ka humbur kredibilitetin e opozitarizmit të tyre. Sikur kjo opozitë të ishte në një vijë me qeverinë në raport me gjërat në Veri, me largimin e bandave kriminale, me mbajtjen e një qëndrimi parimor ndaj listës serbe, do kishim një situatë tjetër”, tha Kusari.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selektori i kosoves kerkon kujdesin britania e madhe eshte ekip qe lufton shume 68fe94f9bbbb8
Lajmi i mëparshëm

Selektori i Kosovës kërkon kujdesin: Britania e Madhe është ekip që lufton shumë

polemikat mes milaim zekes te rrethi katror nga putin qe do kalonte ne shqiperi tek anulimi i takimit me trump i thane se mund ta vrisnin 68fe95a39713e
Lajmi i radhës

Polemikat mes Milaim Zekës te “Rrethi Katror”/ Nga Putin që do kalonte në Shqipëri tek anulimi i takimit me Trump: I thanë se mund ta vrisnin

Të fundit nga

ShkoLartë