kurti uron fillimin e vitit te ri shkollor dashuria e mesuesve eshte po aq e rendesishme sa ajo e prinderve 68b5be212e39e

Kurti uron fillimin e vitit të ri shkollor: Dashuria e mësuesve është po aq e rëndësishme sa ajo e prindërve

September 1, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku mësimdhënësja Drita Bashota priti gjeneratën e re të vogëlushëve.

Ky vit shkollor shënon fillimin e rrugëtimit arsimor për afër 25 mijë fëmijë në nivel vendi, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore dhe nisin miqësitë e para me bashkëmoshatarët e tyre.

“Uroj që ky rrugëtim të jetë i suksesshëm për secilin fëmijë. Inkurajoj të gjithë mësimdhënësit që të jenë sa më afër nxënësve, sepse në moshat e hershme dashuria e mësuesit është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve”, tha Kurti.

Ai theksoi se dashamirësia dhe kujdesi i treguar nga mësuesit bëhen faktorë të rëndësishëm në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Kryeministri në detyrë uroi nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkembim ne mes te gimenez dhe dovbyk 68b5be14b4f6c
Lajmi i mëparshëm

Shkëmbim në mes të Gimenez dhe Dovbyk

platformat mashtruese eksperti mbi 5 mln euro demi i shkaktuar tek shqiptaret 68b5beeef1d8a
Lajmi i radhës

Platformat mashtruese, eksperti: Mbi 5 mln euro dëmi i shkaktuar tek shqiptarët

Të fundit nga

ShkoLartë