kurti u ben thirrje qytetareve dilni te votoni per te ardhmen e komunave tona 68ebcba2ca61a

Kurti u bën thirrje qytetarëve: Dilni të votoni për të ardhmen e komunave tona

October 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në votim.

Kurti u ka bërë apel qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave të Kosovës.

“Kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar.

Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën!”, ka deklaruar Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

enis bardhi vrapoi 11209 metra ndaj belgjikes ne gent 68ebcb9926579
Lajmi i mëparshëm

Enis Bardhi vrapoi 11,209 metra ndaj Belgjikës në Gent

prej kesaj te diele rruga drejt europes ka nje tjeter pengese per shqiptaret nis regjistrimi ne sistemin ees 68ebcc44e5c7a
Lajmi i radhës

Prej kësaj të diele, rruga drejt Europës ka një tjetër pengesë për shqiptarët, nis regjistrimi në sistemin EES

Të fundit nga

ShkoLartë