kurti thumbon pdk e ldk e kane keq lexuar aktvendimin e kushtetueses 686044e9bf550

Kurti thumbon PDK e LDK: E kanë ‘keq lexuar’ aktvendimin e Kushtetueses

June 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me paritë e tjera politike tha se në këtë takim ofroi dy kompromise, që nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Kompromisi tjetër nga kryeministri në detyrë të cilën ai e përmendi pas takimit me liderët e partive politike, ishte marrëveshja politike në pako për kryetarin dhe nënkryetarët të Kuvendit.

Kurti: Nëse Haxhiu nuk merr 61 vota, tërhiqet nga kandidatura

“Kam ofruar dy opsione në emër të Vetëvendosjes. Kompromisi ynë i parë është në rast të votimit të fshehtë nëse Haxhiu nuk merr 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Ajo nuk dëshiron që të votohet dy herë me votim të fshehtë. Me votim të fshehtë Albulena Haxhiu votohet vetëm një herë. Kompromisi i dytë që po ashtu e shpreha sot si opsion ishte që të bëjnë një marrëveshje politike – marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët”, tha Kurti.

Sipas tij, PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe po e keqinterpretojnë në publik, raporton KosovaPress.

Ai tha se në aktvendimin e Kushtetueses nuk përmendet se komisioni për votim të fshehtë është antikushtetues.

Kurti: PDK dhe LDK e kanë keq lexuar aktgjykimin e Kushtetueses

“Partitë opozitare PDK dhe LDK e kanë keq lexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë në publik. Nuk është as qëllim as kuptimi i atij aktgjykimi se çka po thuhet nga PDK e LDK-ja. Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se komisioni për votim të fshehtë është antikushtetues as që e ka shkelur Kushtetutën Avni Dehari…. Mbajtëm zgjedhjet, populli tha le të ndryshojë opozita se LVV është fituese e qartë. LVV është më e madhe se PDK e LDK së bashku… Është për mua e çuditshme se si nuk e kanë ndërmend të ndalin bojkotin e propozimeve tona – ata vazhdojmë të bojkotojnë çështjen e komisionit për votim të fshehtë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë gjithashtu tha se edhe po të ketë takime të radhës ato nuk do të jenë më lajm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

palmeiras eliminon botafogon 686044e689768
Lajmi i mëparshëm

Palmeiras eliminon Botafogon!

vale e nxehte ekstreme pervelon evropen juglindore 686046122d9d2
Lajmi i radhës

Valë e nxehtë ekstreme përvëlon Evropën Juglindore

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë