kurti te premten mori pjese ne koncertin e jazz it ne mitrovice po mbahet ne dy anet e ibrit smund ta pengoje askush 68973386e9d1b

Kurti të premten mori pjesë në koncertin e Jazz-it në Mitrovicë: Po mbahet në dy anët e Ibrit, s’mund ta pengojë askush

August 9, 2025
1 minut lexim

Zyra për Media e Kryeministrit ka njoftuar për pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert të muzikës Jazz të mbajtur të premten në qytetin e Mitrovicës.

Në fjalën e tij në këtë ngjarje, Kurti është munduar të përçojë mesazh politik, se tashmë këto koncerte po mbahen në të dy anët e lumit Ibër dhe se askush s’mund t’i cenoj.

“Këto nëntë koncerte po zhvillohen në të dy anët e Ibrit, sepse e tillë është Mitrovica juaj, Mitrovica e të gjithë neve, pra në të dy anët e Ibrit dhe nuk mund ta pengoj ose cenoj askush këtë zhvillim të përbashkët kulturor”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka deklarur se muzika Jazz “është një gjuhë muzikore që lë hapësirë për liri, për improvizim dhe për shprehje autentike. Dhe është pikërisht kjo frymë që po reflektohet edhe në jetën kulturore të Mitrovicës së hapur, dinamike dhe krijuese”

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për realizimin e këtij festivali. Organizimi i një ngjarjeje të tillë kërkon përkushtim të madh dhe bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve, artistëve dhe komunitetit dhe mirënjohje për secilën e secilin që ka dhënë kontributin e vet”, ka shtuar Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tudor para miqesores ndaj borussia dortmundit kemi punuar fort 689733839805f
Lajmi i mëparshëm

Tudor para miqësores ndaj Borussia Dortmundit: Kemi punuar fort

houston ne kemi nje problem vdes astronauti legjendar i nasa s 689734385b2e9
Lajmi i radhës

“Houston, ne kemi një problem”- vdes astronauti legjendar i NASA-s

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë