kurti te enjten ne gjilan per tubimin permbylles 68e4cb8e8c611

Kurti të enjten në Gjilan, për tubimin përmbyllës

October 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Gjilanit njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Alban Hyseni, ka njoftuar se të enjten, më 9 tetor, do të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore.

Në një postim në rrjete sociale, Hyseni ka ftuar qytetarët e Gjilanit që të bashkohen në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha”, ku nga ora 18:00 do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ju ftojmë të gjithëve që të enjten, më 9 tetor, të na bashkoheni në sheshin ‘Rexhep Mala & Nuhi Berisha’. BASHKË me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nga ora 18:00 do të mbajmë tubimin përmbyllës të kësaj fushate zgjedhore.

Ju presim të gjithëve ta përmbyllim BASHKË këtë rrugëtim me besim, entuziazëm dhe fitore!”, ka shkruar Hyseni.

Ky tubim shënon fundin e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes në Gjilan, para se qytetarët të drejtohen drejt kutive të votimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmi i hamasit analiza nga cnn pse izraeli nuk e perkujton zyrtarisht 7 tetorin sot 68e4c665d4fac
Lajmi i mëparshëm

Sulmi i Hamasit, analiza nga CNN: Pse Izraeli nuk e përkujton zyrtarisht 7 Tetorin sot?

kendall jenner shkelqen ne rreshtin e pare te chanel gjate javes se modes ne paris 68e4ccb761d81
Lajmi i radhës

Kendall Jenner shkëlqen në rreshtin e parë të Chanel gjatë Javës së Modës në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë