kurti takon perfaqesuesen britanike karen pierce 687605d295b0d

​Kurti takon përfaqësuesen britanike, Karen Pierce

July 15, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, në rezidencën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

“Në përgatitjet për mbajtjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit duke përfshirë fusha të ndryshme, nga industria kreative dhe diplomacia deri te mbrojtja e siguria.

Qeveria e Britanisë së Madhe pret një samit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe ofruar siguri dhe rritje.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e saj për një përafrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm te arsenali marreveshja per gyokeres ne prag te kolapsit total 6876059712f1b
Lajmi i mëparshëm

Alarm te Arsenali, marrëveshja për Gyokeres në prag të kolapsit total

rritja ekonomike e kines tejkalon pritshmerite pavaresisht tarifave te trumpit 687606c28651c
Lajmi i radhës

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Të fundit nga

ShkoLartë