kurti takon komandantin e kfor it gjeneral major ozkan ulutash flasin per sitauen e sigurise 68e64d62a7cfe

​Kurti takon komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutash – flasin për sitauën e sigurisë

October 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutash.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

“Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i rikthyer në detyrë si udhëheqës i KFOR-it, Özkan Ulutas gjatë ceremonisë, katër ditë më parë tha se është i gatshëm për të përmbushur misionin e KFOR-it për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia u21 fillon pergatitjet per armenine dhe malin e zi mungojne elmas dhe avduli 68e64d5823659
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia U21 fillon përgatitjet për Armeninë dhe Malin e Zi, mungojnë Elmas dhe Avduli

rama me kryebashkiakun e nju jorkut keni mundesi te shikoni nga afer ministren e inteligjences artificiale adams ai eshte e ardhmja 68e64e053a931
Lajmi i radhës

Rama me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Keni mundësi të shikoni nga afër ministren e inteligjencës artificiale! Adams: AI është e ardhmja!

Të fundit nga

ShkoLartë