kurti takon ambasadorin e ri jo rezident te australise 6a971017555bf

​Kurti takon ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë

September 1, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë në Republikën e Kosovës, Glenn Morrison, i cili do të shërbejë nga Kroacia.

Sipas njoftimit, Republika e Kosovës është falënderuese e mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen e Australisë, që nga pranimi dhe strehimi i mijëra refugjatëve gjatë luftës së fundit, njohja e menjëhershme e pavarësisë dhe përkrahja në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Pas diskutimeve fillestare ndërmjet ministrive të jashtme të të dyja vendeve në Canberra në korrik të vitit 2024, Republika e Kosovës është e interesuar për një rund të dytë bisedimesh në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, tregti, industri, miniera, energji dhe mbrojtje, në takimin me ambasadorin Morrision, diplomat me përvojë dhe njohuri për Ballkanin Perëndimor, u diskutua edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet rajonale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi distancimi i ostrenit nga ahmeti nuk e shfajeson ate nga pergjegjesia politike 6a96f98f85b1a
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Distancimi i Ostrenit nga Ahmeti nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia politike

hita ne fier grade per komisarin qe shpetoi vajzen e marre peng shperblim per efektivet e operacioneve 6a9710937fa13
Lajmi i radhës

Hita në Fier: Gradë për komisarin që shpëtoi vajzën e marrë peng, shpërblim për efektivët e operacioneve

Të fundit nga

ShkoLartë