kurti takohet sot me hamzen dhe abdixhikun per formimin e institucioneve te reja 6a5087d3e470b

​Kurti takohet sot me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja

July 10, 2026
1 minut lexim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00, të dy në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Takimet vijnë pasi Kurti u ka dërguar letër për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjë që është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Fatlum Jashari. Ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe është e gatshme të zhvillojë takimin. Ai theksoi se dialogu duhet të fokusohet fillimisht në programin qeverisës, prioritetet dhe sfidat e vendit, e jo në ndarjen e posteve.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, duke theksuar se do të shkojë me vullnet të mirë për të dëgjuar propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të kontribuar në shmangien e zgjedhjeve të reja. Ai njoftoi se do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së për të kuptuar qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim. Kryetari i saj, Ardian Gjini, publikoi letrën zyrtare drejtuar Kurtit, ku thuhet se Aleanca nuk e sheh të nevojshëm një takim të tillë, duke mbetur në qëndrimin e shpallur më 26 qershor. Sipas saj, mbështetja për krijimin e institucioneve mbetet e kushtëzuar me pranimin e gjashtë pikave të ofertës së prezantuar më herët.

Sipas rezultateve të certifikuara të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 19.44 për qind, përkatësisht 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 për qind dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.74 për qind dhe shtatë deputetë. Komunitetet joshumicë kanë siguruar gjithsej 20 ulëse në Kuvend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditje e re per putinin rafineria strategjike e saratovit ndalon prodhimin pas sulmit me drone 6a5034529646a
Lajmi i mëparshëm

Goditje e re për Putinin – rafineria strategjike e Saratovit ndalon prodhimin pas sulmit me dronë

mot i qendrueshem ne shqiperi temperatura deri ne 36 grade celsius 6a5088502c380
Lajmi i radhës

Mot i qëndrueshëm në Shqipëri, temperatura deri në 36 gradë Celsius

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë