kurti takohet me kongresistin ritchie torres dalin detaje nga diskutimet 68db892130b79

Kurti takohet me kongresistin Ritchie Torres, dalin detaje nga diskutimet

September 30, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington D.C. kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin Torres për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës. Ai e informoi për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon, thuhet në njoftim, përcjell “Bota sot”.

Në takim, Kryeministri theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pjese e formacionit te javes ne turqi futbollisti i kombetares i dergon sinjal silvinjos ne prag te serbise 68db89135fc62
Lajmi i mëparshëm

Pjesë e formacionit të javës në Turqi, futbollisti i Kombëtares i dërgon sinjal Silvinjos në prag të Serbisë

pas sherrit fizik perplasi me makine 40 vjecarin arrestohet i riu ne fier 68db89d1197b3
Lajmi i radhës

Pas sherrit fizik përplasi me makinë 40-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Të fundit nga

ShkoLartë