kurti takim me mergimtaret ne londer zbulon cka diskutuan dhe per cfare i informoi 68f754c17fa0d

Kurti takim me mërgimtarët në Londër, “zbulon” çka diskutuan dhe për çfarë i informoi

October 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgimtarët në Londër.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se ka pasur diskutim për partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe diasporën si urë që e forcon këtë marrëdhënie.

Kurti i ka informuar edhe për arritjet dhe sukseset e qeverisë së Kosovës.

“Sa herë e takoj diasporën tonë, bashkëbisedimin e kemi të hapur e produktiv, ku vërehet lehtësisht se fizikisht janë larg atdheut, por me mendje dhe zemër qëndrojnë pranë nesh.

Kësaj radhe, takimin me mërgimtarët e patëm mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, atje ku të mërkurën do të mbahen punimet e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit.

Mërgimtarët tanë na përfaqësojnë denjësisht anekënd botës. Bashkë diskutuam për partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe diasporën si urë që e forcon këtë marrëdhënie.

Nuk munguan as bisedat mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës, teksa i informova për arritjet e sukseset e qeverisë sonë dhe objektivat për mandatin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

federata sllovene e vendos nje kusht te cuditshem per shikuesit ne stadium kunder kosoves 68f754b3e99b4
Lajmi i mëparshëm

Federata Sllovene e vendos një kusht të çuditshëm për shikuesit në stadium kundër Kosovës!

polici i dehur ben aksident me makine ne pogradec arrestohet nga policia 68f75564c462d
Lajmi i radhës

Polici i dehur bën aksident me makinë në Pogradec, arrestohet nga policia

Të fundit nga

ShkoLartë